Real Madridi ka fituar me rezultat të ngushtë 4-2 ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Mbretërit i janë kthyer fitores në kampionat duke mposhtur Granadan në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.


Golat në këtë ndeshje u shënuan Karim Benzema (2'), Eden Hazard (45+), Luka Modric (62') dhe James Rodriguez (90+) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Darwin Machis (69') dhe Domingos Duarte (79').

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshjes ishte kroati Modric, i cili u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë takim shkoi për Ramon Azeez që u notua me 5.7.

Real Madrid:

notat reali e1570293468631

Granada:

notat reali 1 e1570293491119

/Telegrafi/    

telegrafi sport app