Real Madridi është mposhtur nga Shakhtar Donetsk me rezultat 2-3 në ndeshjen e parë të grupeve në edicionin 2020/21 në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit janë befasuar në shtëpi në ndeshjen e Grupit B të zhvilluar në stadiumin Alfredo di Stefano.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luka Modric (54’) dhe Vinicius Junior (59’) për Realin, ndërsa Tete (29’), Raphael Varane (33’, OG) dhe Manor Solomon (42’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anësor, Tete, i cili u vlerësua me notë 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin francez, Varane, që u notua me 5.8.

Real Madrid:

notat reali e1603307420248

Shakhtar Donetsk:

notat reali 1 e1603307433188

/Telegrafi/

telegrafi sport app