Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Celta Vigos në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidane i është kthyer fitores në kampionat dhe tri pikët e fituara e kanë bërë lider të përkohësisht të kampionatit me një pikë para Atletico Madridit.


Golat në këtë fitore të Los Blanco u shënuan nga Lucas Vazquez (6’) dhe Marco Asensio (53’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte spanjolli Asensio, i cili pas një goli dhe një asistimi u vlerësuar me notë me 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e mysafirëve, Ruben Blanco që u notua me 5.5.

Real Madrid:

notat reali e1609625664805

Celta Vigo:

notat reali 1 e1609625690830

/Telegrafi/

telegrafi sport app