Reagon Shpend Ahmeti për vendimin që ndeshja Gjilani – Drita të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri, por edhe për lokalet rreth stadiumit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vendimit që ndeshja kampionale ndërmjet Dritës dhe Gjilanit të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas tij, stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës, por dikush ka filluar të ndajë lokale e zyre e Federata ka vendosur që të luhen edhe ndeshjet kampionale pa u konsultuar me ta.
Ahmeti shkruan se kanë mirëkuptim, por çdo gjë duhet të bëhet me ligj dhe në përputhje me interesin publik.
Reagimi i plotë i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti Stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës. Qe nga renovimi qeveria nuk e ka bërë pranimin teknik dhe si pasojë objekti i renovuar nuk është dorëzuar te Komuna. Objekti ka filluar të ketë probleme ende pa u bërë pranimi. Për shkak të rëndësisë së ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës nuk kemi deklaruar asgjë në lidhje me këtë. Por tani, dikush ka filluar të ndajë lokale e zyre e Federata ka vendosur që të luhen edhe ndeshjet tjera kampionale si Drita - Gjilani pa u konsultuar fare me Komunën.
Ka qenë FFK-ja dhe klubi i Prishtinës që kanë marr zyra në stadiumin 'Fadil Vokrri'. /Telegrafi/

































