Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë për ndarjen e çmimit ‘Nobel’ shkrimtarit austriak Peter Handke, përkrahësit të Sllobodan Millosheviqit, të akuzuarit për gjenocid e krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe në njësi të tjera të ish-Jugosllavisë.
Në reagimin e bërë nga MPJ thuhet se, Komiteti i Nobel-it i ka dhënë çmimin njeriut të gabuar, transmeton Telegrafi.
“Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave, institucion me renome botërore, ndan çmimin prestigjioz Nobel për fusha të ndryshme bazuar në vlerësimin profesional, moral dhe etik. Mirëpo, neve gjykojmë që kësaj radhe çmimi i është dhënë njeriut të gabuar – mohuesit të gjenocidit. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës kërkon nga Akademia Suedeze të rishqyrtojë dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi një njeriu që mund të jetë gjenial si shkrimtar, por që në jetën publike është treguar mohues i të drejtave të njeriut duke dalë publikisht në anën e dikujt që më pas vdiq në Hagë si i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte”, thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës u bën thirrje edhe institucioneve relevante botërore, akademive shkencore dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të ngrenë zërin e tyre dhe të shprehin kundërshtimin me vendimin e Komitetit të Nobel-it.
“Emri i Petar Handke në Kosovë është sinonim i së keqes, mbështetës i një pushteti shovinist. Çmimet që i ndahen një njeriu të këtillë zhvlerësojnë përpjekjet e shoqërive demokratike për një botë paqedashëse. Nuk e nderojnë asnjë institucion akademik, as Akademinë Suedeze. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kapitulli II, Të Drejtat dhe Liritë Themelore, Neni 21, Pika 3 thuhet: Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve. Prandaj, bazuar në Kushtetutën tonë, populli i Kosovës të paktën, nuk mund të ketë respekt për veprën e z.Handke, dhe ndjehet i fyer që çmimi iu nda njeriut që dikur ia uronte ferrin”, përfundon reagimi.
Ndryshe, Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi.
Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda për dy vite, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.
Handke, 76-vjeç, siç është thënë është shpërblyer “për punën me ndikim në eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Ku mbetën linjat hekurudhore dhe ajrore, të parapara me Marrëveshjen e Uashingtonit?
Serbia nga e premtja do të ndajë 5 mijë dinarë në muaj për fëmijët serbë në Kosovë
Deputeti Lefter Gështenja nuk ndjehet mirë, largohet me ambulancë nga Kuvendi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë