Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur keqardhje për shqiptarë dhe serbët që kanë pësuar më 24 shtator. Ajo tha se është e përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit dhe dënoi ata që tentojnë ta portretizojnë atë si fajtore.
“Me keqardhje, megjithatë, ne theksojmë se shumë në Prishtinë në botë, por çfarë është edhe më tragjike, edhe në Beograd, nga pole të ndryshme ideologjike, pa zgjedhur mjete, po tentojnë ta portretizojnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse, madje edhe fajtore për konfliktet dhe ngjarjet tragjike. Qëllimi i atyre që me çdo çmim duan ta përfshijnë Kishën në konfliktet tragjike është që Kisha Serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga ‘Kosova dhe Metohija’”, u tha në reagimin e Kishës më 27 shtator, transmeton REL.
Kjo kishë po ashtu tha se gjithmonë ka avokuar dhe vazhdon të evokojë që “keqkuptimet në ‘Kosovë dhe Metohi’ të zgjidhen në mënyrë paqësore” përmes dialogut.
Ndryshe, deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns në korrik të këtij viti në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ka folur për situatën në veri, derisa ka thënë se fajtori kryesor është Serbia.
Ajo ka thënë se armët që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë po bëhen përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse.
Kearns kishte thënë tha se për këtë gjë është në dijeni edhe KFOR-i.
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit – një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.
Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë.
Policia dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë thënë se udhëheqës dhe pjesëmarrës i këtij sulmi ishte Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Për pjesëmarrjen e Radoiçiqit – i cili është nën sanksione amerikane dhe kërkohet në Kosovë për frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor të njohur si Brezovica – Sveçla ka publikuar edhe një video të incizuar me dron, që tha se e shfaq zyrtarin e Listës Serbe në Banjskë.
Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.
Policia po ashtu ka thënë se ka gjetur arsenal armësh në dhe përreth manastirit në Banjskë.
Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Vaktia e Ramazanit 2025

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk