Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kërkon që të largojë frymën përçarëse që ekziston rreth kombëtares shqiptare.
Në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të Federatës, ai e cilëson si të nxituar reagimin e Taulant Xhakës dhe kërkon mirëkuptim ndaj tij, por gjithashtu kërkon të respektohen vendimet e trajnerit.
Mesazhi i plotë i Dukës
“Kualifikimi i Shqipërisë në EURO 2016 ishte një arritje historike, jo vetëm për futbollin, por për të gjithë shqiptarët. Entuziazmi dhe sjellja e tifozëve shqiptarë në Francë i dha suksesit sportiv një imazh të shkëlqyer në mbarë botën. Euro 2016 do të mbetet, jo vetëm një kulm në rezultatet e kombëtares, por edhe një pikë kthese dhe shprese për të ardhmen e futbollit.
Por, ndërkaq duhet ta pranojmë që pritshmëria dhe ndjeshmëria ndaj rezultateve të kombëtares pas Evropianit u rrit si kurrë më parë. E thënë shqip: E rritëm stekën!
Futbolli është një lojë që humbet dhe fitohet. Mund të humbasësh duke luajtur mirë, dhe e kundërta. Rezultatet e fundit të kombëtares natyrisht nuk janë të kënaqshme. Jo thjesht për shkak të pozicionit në klasifikim. Mund të ishte bërë më mirë, mund të ishte bërë më shumë. Por, gjithsesi kjo nuk justifikon kurrsesi një frymë negative dhe disa kritika të pamerituara për skuadrën, trajnerin, dhe ndonjë lojtar të veçantë. I njëjti grup lojtarësh që na bëri krenarë një vit më parë nuk mund të denigrohet dhe të hidhet poshtë brenda natës. Kritikat konstruktive natyrisht na bëjnë mirë, por shpifjet dhe intrigat na dëmtojnë të gjithëve. Nuk kemi kohë dhe luksin të merremi me debate boshe dhe “zhurmues” që mezi presin që të humbasim. Në këtë situatë kombëtarja ka më shumë nevojë se kurrë për mbështetje. Ne kemi një grup lojtarësh të talentuar që luajnë me pasion dhe dëshirë për vendin e tyre. Edhe nëse ndonjëri prej tyre nuk luan mirë në një ose dy ndeshje, ose dhe nxitohet në ndonjë deklaratë, nuk ka pse të sulmohet dhe të cilësohet si “armik”. Nuk ka të drejtë askush të “përjashtojë” lojtarët nga studiot e televizioneve. Kjo është kompetencë ekskluzive e trajnerit. Ne duhet t’i ofrojme gjithsecilit dorën e bashkëpunimit, jo vetëm për hir të kontributit të tyre, por edhe për të ardhmen e futbollit.
Nga ana tjetër, edhe vetë skuadra me në krye De Biazin duhet të gjejnë forcë për të tejkaluar problemet, për të rikthyer besimin tek rezultatet pozitive. Të gjithë duhet të kuptojmë se çdo lojtar është i vlefshëm për ekipin edhe kur luan, edhe kur nuk luan. Vendimet e trajnerit duhen respektuar, por edhe ndonjë reagim i “nxituar” duhet mirëkuptuar. Është momenti për një ribashkim të forcave te gjithsecilit, duke vënë mbi të gjitha, interesin e kombëtares. Ata tifozë, të cilët në Francë na bënë të gjithë krenarë, nuk mund të dalin kundër vetvetes, dhe në dëm të interesave të futbollit. Ajo që ndodhi në Palermo nuk ndhmon askënd. Përkundrazi: Ka dëmtuar rëndë imazhin e ngritur me aq mund të futbollit tone.
Tifozët duhet të kthehen ne stadium me dinjitet për të mbështetur kombëtaren e tyre. Kombëtarja ka nevoje për tifozët. Kombëtarja është e të gjithëve. FSHF është e hapur për çdo vërejtje dhe çdo kritikë. FSHF do të vazhdojë të luajë rolin e saj për mbështetjen e kombëtares dhe të trajnerit.
Ne do të vazhdojmë komunikimin me grupet e tifozëve, sepse kemi një qëllim të përbashkët: Kombëtarja duhet të na bashkojë, dhe jo të na ndajë. Kjo kombëtare meriton të respektohet më shumë, edhe në këto ditë jo të mira.
Ju faleminderit!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Trajneri i njohur pritet të zëvendësojë Nuri Sahinin te Borussia Dortmund
Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit
Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij
Drejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet
Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri