LAJMI I FUNDIT:

Reagon Dodik pas vendimit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj tij

Reagon Dodik pas vendimit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj tij

Anëtari i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, e quajti si të pakuptimtë vendimin e SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj tij.

“Ndoshta gjëja e parë që të vjen ndërmend është koha e shpalljes së këtij vendimi, në prag të festës më të gëzuar të krishterë të Krishtlindjes. Historikisht si komb jemi sulmuar në festat e mëdha dhe e di që ata që qëndrojnë pas këtij vendimi e dinë”, u shpreh ai, raporton Klix.ba, përcjell Telegrafi.

Dodik theksoi se gjëja tjetër që i shkon ndërmend është se u ndëshkua sërish, pa e ditur pse.


SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut
Lexo po ashtu SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut

“Fillimisht më thanë se po shkel të Dejtonin, pa deklaruar se çfarë e kam shkelur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, tani siç dëgjoj jam akuzuar edhe për korrupsion dhe në Bosnje e Hercegovinë nuk po zhvillohet asnjë procedim penal për korrupsion apo kudo tjetër në botë”, thotë Dodik.

Ai pretendon se nuk e “vuri në dyshim rendin kushtetues në Bosnje dhe Hercegovinë apo stabilitetin e tij dhe se mbetet e paqartë se çfarë kishin në mendje krijuesit e këtyre sanksioneve” kur vendosën ta ndëshkonin përsëri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Ukrainasit thonë se kanë përparuar në rajonin rus të Kurskut, duke siguruar pozicione të reja

Ukrainasit thonë se kanë përparuar në rajonin rus të Kurskut, duke siguruar pozicione të reja

Botë
Trump nuk e sheh Vance si pasardhës në vitin 2028

Trump nuk e sheh Vance si pasardhës në vitin 2028

Amerika
Kalo në kategori