Bordi i Postës së Kosovës i shkarkuar tashmë një ditë më parë ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkarkim, duke e quajtur të paligjshëm dhe të motivuar politikisht.
Ky bord njofton se do të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe do të përdorë mjetet ligjore për padi për të anuluar vendimin siç e quan arbitrar të Qeverisë së Kosovës për shkarkim dhe emërim të Bordit të Përkohshëm
Lexoni të plotë njoftimin:
Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin nr. 03/21 të datës 02.04.2020. ka bërë shkarkimin e Bordit të Postës së Kosovës në mënyrë arbitrare, të paligjshme dhe krejtësisht me motive politike.
Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës ne përbërjen aktuale është zgjedhur me Konkurs të Rregullt Publik, sipas nenit 15 te Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe i monitoruar nga Kompania Konsulente Britanike.
Performanca e Postës së Kosovës rezulton me zgjerimin e kryerjes se shërbimeve, ruajtjes së sjelljeve korporative duke shënuar suksese të korporatës në raport me konkurrencën e ashpër në tregun postar.
Bordi i Drejtoreve i Postës së Kosoves ka ndjekur dhe ka përmbushur standardet më të larta të etikës profesionale të qeverisjes korporative dhe rekomandimet e Auditorit te Brendshëm si dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për vitin 2018.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka dobësi në bazën ligjore duke i munguar tërësisht arsyetimi për shkarkimin e Bordi te përzgjedhur me konkurs publik dhe të emëruar më 19 Qershor 2019. Është absurde që tentim arsyetimet shihen në mediat e Kosovës dhe jo në formën dhe përmbajtën e vendimit. Për me tepër, në asnjë Raport të ZKA në të cilat përmenden arsyetimet në media nuk theksohen shkelje materiale apo sjellje në kundërshtim me Kodin e Etikes së qeverisjes korporative nga asnjë anëtar veç e veç e as si Bord i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës Sh.A.
Qeveria e Kosovës ka vepruar e motivuar nga zhvillimet aktuale politike, nën presionin e mocionit të votëbesimit dhe ka vendosur pa asnjë arsyetim gjendjen e jashtëzakonshme të emërimit arbitrar të Bordit te Përkohshëm në Postën e Kosovës, në një gjendje tërësisht jonormale dhe përkundër ecurive të punëve të rregullta të qeverisjes korporative.
Bordi i Drejtorëve të Postës i zgjedhur me konkurs publik konform Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe i mbikëqyrur nga Kompania Britanike konsulente njofton Qeverinë e Kosovës dhe opinionin publik se do të ndërmarrë te gjitha veprimet dhe do të përdorë mjetet ligjore për padi gjyqësorë për të anuluar vendimin arbitrar të Qeverisë së Kosovës për shkarkim dhe emërim të Bordit të Përkohshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës