Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku ka reaguar pas publikimit të draft-statutit të përpiluar nga Ekipi Menaxhues për Asociacion, të cilin Telegrafi e publikoi ditën e hënë.

Abdixhiku ka thënë se ky draft-statut është më tepër as Asociacion, sipas tij është shtet brenda shtetit, transmeton Telegrafi.


"Dokumenti i draft-statutit, i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, e i bërë publik në medie është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi - është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës. Ky draft-statut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë", thotë ai.

Kreu i LDK-së tutje në reagim ka thënë se një trup që nxjerr ligje, nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror.

"Një trup që nxjerrë ligje, menaxhon asete kombëtare, pasuri publike e burime natyrore, një trup që organizon zgjedhje, mbanë referendume e merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës - nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror e kushtetues. Si i tillë, ai jo vetëm që duhet të refuzohet si bazë negociuese por dhe të refuzohet si ambicie politike. Në Kosovë nuk do të ketë parti, nuk do të ketë qeveri e nuk do të ketë njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë", ka pohuar ai.

Abdixhiku ka theksuar se Asociacioni bëhet vetëm nga institucionet e Kosovës.

"Qeveria e Kosovës ndërsa, duhet të marrë pronësinë në procesin vijues. Asociacioni bëhet nga institucionet tona dhe atë vetëm brenda rendit tonë kushtetues. Çdo ikje nga përgjegjësia është dorëzim dhe çdo dorëzim sjellë dokumente e koncepte të tilla; siç ka ndodhur dhe me këtë tani", është shprehur Abdixhiku në reagim.

Ndryshe, gjatë takimit, të 2 majit një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, kishte prezantuar draft-statutin për formimin e Asociacionit, por që ishte kundërshtuar nga Kurti.

Telegrafi ka siguruar draft-statutin e Asociacionit në gjuhën angleze.

344304043 215138094567660 6213411592562369855 n

Drafti posedon 67 nene dhe është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare

Aty thuhet se Asociacioni do të jetë një formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave që jetojnë në komunat që janë pjesë e Asociacionit.

Asociacioni t’i regjistrojë votuesit, të mbajë regjistrat e lindjeve, martesave dhe vdekjeve, do të bëjë një përmbledhje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, kujdesit shëndetësor, e mirëqenies sociale. /Telegrafi/

344305524 763896118575042 4941686737594681815 n

344575479 771155397743042 4580762204191518501 n

344532285 634731718042864 4632089955604684585 n

344302899 753737643201635 3577400113006366554 n

344340099 735868264989573 4629798143815685215 n

344300451 241373338543614 1442707818995676910 n

345537185 1280560646211547 7166453538892227754 n

344305528 629406232377460 1093894282583347445 n

344305563 1362899454631170 8360289941639871178 n

344293259 226049393391215 596440491489530383 n

344297868 630116848616124 7521246453326342624 n

344309908 773337914408792 338003097448612359 n

344566571 564312469159468 2179770828014114481 n

344292017 1254419885444665 4168086288934191207 n

344302292 160599743641691 7803791478869211345 n

344297808 1389059921653672 7289297998689615492 n

345680408 264193379299674 2495101601798441742 n

344554648 207572988409270 1074437259409211383 n