Reagimi i Shaqirit pas fitores së Liverpoolit ndaj Watfordit

Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas fitores së Liverpoolit ndaj Watfordit në kuadër të Ligës Premier.
Liverpooli fitoi në shtëpi ndaj klubit londinez me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në Ligën Premier.
Të dy golat për Reds u shënuan nga ylli egjiptian, Salah, i cili për 1-0 shënoi në minutën e 38-të, ndërsa në minutën e 90-të vulosi fitoren 2-0.
Në këtë takim titullar ishte edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri që luajti për 70 minuta deri tek zëvendësimi me Alex Oxlade-Chamberlain.
Pas fitores dhe vazhdimit si lider në Ligën Premier, Shaqiri ka reaguar duke shkruar në rrjetet sociale.
"Fitore e rëndësishme sot! Ju lumtë djema", ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, gjilanasi ishte jashtë fushave për më shumë se një muaj, por u rikthye para dy javësh duke shënuar gol të bukur ndaj Evertonit. /Telegrafi/






















































