Reagimi me shaka i Dybalas në postimin e UEFA-s: A mund të mi regjistroni dy gola?

Paulo Dybala ishte në shënjestër ndaj Ferencvarosit dhe u bë lojtari i vetëm që ka shënuar në gjashtë sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve me Juventusin.
Argjentinasi u inkuadrua në pjesën e dytë në Budapest dhe shënoi dy herë falë gabimit të portierit vendas, megjithatë goli i dytë ishte autogol, pasi Lasha Dvali në përpjekje për ta larguar topin e futi në rrjetë.
UEFA ka bërë një postim në Twitter duke iu referuar statistikës së arritur nga sulmuesi 26 vjeçar.
“Dybala është lojtari i vetëm që ka shënuar në secilin prej gjashtë sezoneve të fundit në Ligën e Kampionëve me Juven”, ka shkruar UEFA.

Nga
Telegrafi
05/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































