Reagimi i Ramosit tek rasti i humbur nga Vinicius Junior ‘pushton’ rrjetet sociale

Kapitenit Sergio Ramos gati sa nuk i ra të fikët pasi braziliani Vinicius Junior humbi një rast ideal për Real Madridin ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi fitoi 3-1 në ndeshjen kthyese ndaj Atalantas apo në total 4-1 nga dy ndeshjet, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, epërsia dhe fitorja e Realit mund të ishte rritur dhe konfirmuar edhe më herët, nëse rastet do të konkretizoheshin.
Ishte braziliani Vinicus Junior, i cili për pak sa nuk shënoi një nga golat më të mirë të sezonit gjatë ndeshjes së mbrëmshme.
Lajmi nuk është vetëm tek rasti i humbur, por edhe tek reagimi zemërthyer i kapitenit Ramos tek ky rast i humbur.
https://twitter.com/Kharlerh/status/1371945362299228162
I riu nuk mund ta besonte se humbi rastin, Karim Benzema mbeti me duar në kokë, ndërsa Ramos i tronditur u ul në tokë.
Reagimi prej kapiteni dhe fituesi të lindur i Ramosit ka bërë që mediat sociale të mbingarkohen me postime rreth kësaj. /Telegrafi/
https://twitter.com/Yeshwajoe/status/1371935254768930819
















































