Robert Lewandowski ishte konkurrenti kryesor i Lionel Messit në garën e sivjetme për Topin e Artë.

Sulmuesi i Bayern Munichut mbeti i dyti në ceremoninë që u mbajt në Paris, pasi superylli argjentinas e fitoi çmimin e shtatë të France Football në karrierën e tij mbresëlënëse.


Polaku u ngushëllua me çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit, megjithatë ai ka bërë një postim duke e uruar Messin dhe të gjithë fituesit.

lewa 1 (Foto: Twitter/Screenshot/Ballon d'Or)

“Urime Leo Messit dhe Alexia Putellas, fituesve të Topit të Artë 2021, urime po ashtu edhe gjithë lojtarëve të nominuar”.

“Unë e fitova çmimin e sulmuesit të vitit dhe asnjë futbollist nuk mund ta fitojë një çmim individual pa skuadrën më të fortë dhe tifozët besnikë prapa tij”.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Lewandowski në postimin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/

telegrafi sport app