Kyle dhe Danielle Williams u kishin thënë të gjithëve se do të kenë një vajzë, por familjarët mbetën gojëhapur kur mësuan se u lindi një djalë.

Gjyshja nuk mundi të kontrollojë fjalorin nga gëzimi, kur i hoqi pelenën dhe pa se është një djalosh i vogël në tavolinë, transmeton Telegrafi.


E befasuar mbetet edhe tezja e bebes, që kupton përmes Skype se ajo ka një nip në vend të mbesës.

Familja nga Belleville i Michiganit, kishin pritur që të kenë edhe një vajzë, madje i kishin zgjedhur emrin Charlee. /Telegrafi/