Në kushte të ndotjes së madhe të ajrit, me përqendrime të PM10 disa herë mbi nivelin e lejuar, paralajmërimet dhe rekomandimet e propozuara nga Qyteti i Shkupit nuk janë të mjaftueshme, thonë nga RDM.

Partia e Gjelbër kërkon që të merren menjëherë masat e mëposhtme:


- Ulje për 50% në proceset e djegies në kapacitetet industriale
- Ndalimi i të gjitha aktiviteteve të ndërtimit në zonat urbane
- Kontrollet e inspektimit intensiv nga inspektoratet mjedisore shtetërore dhe lokalë
- Ndalimi i automjeteve të rënda që lëvizin në qytete
- Ndalimi i lëvizjes së automjeteve që janë nën standardin Euro 4 në trafikun e qytetit
- Transport falas në qytet dhe rritja e frekuencë së autobusëve
- Larja e rregullt e rrugëve, mbledhja e mbeturinave dhe mirëmbajtja e higjienës publike./Telegrafi/