LAJMI I FUNDIT:

Rasti i veturave të dyshuara afër shkollës në Prizren, Totaj: Po presim hetime zyrtare nga policia

Rasti i veturave të dyshuara afër shkollës në Prizren, Totaj: Po presim hetime zyrtare nga policia

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është deklaruar lidhur me ankesat e paraqitur nga disa prindër, se disa persona të dyshuar po sillen në afërsi të një shkolle, duke tentuar të joshin fëmijët dhe t’i fusin ata në veturë.

Totaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka informatë se po dyshohet për diçka të tillë dhe se me rastin po merret policia.

“Unë e kam informatën se po dyshohet për diçka të tille, si dhe se policia po merret me rastin. Informatë tjetër me specifike për momentin nuk kam”, theksoi ai.


Policia nis hetimet në Prizren, pas ankesave të prindërve se afër shkollës po sillen persona të dyshimtë me vetura
Lexo po ashtu Policia nis hetimet në Prizren, pas ankesave të prindërve se afër shkollës po sillen persona të dyshimtë me vetura

Më herët, Telegrafi raportoi se disa prindër janë ankuar në polici, se persona të dyshimtë kanë tentuar të joshin fëmijët e tyre, dhe t’i fusin më pas në veturë.

Nga Policia e Kosovës konfirmuan se rasti po hetohet, por që deri tani nuk kanë ndonjë person të dyshuar.

“Kemi pranuar disa ankesa të prindërve, dhe kemi nisur hetimet mbi rastin. Por deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar për veprat penale ‘tentim rrëmbimi’, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori