Rasti tragjik i së dielës në kryeqytet ku një person u ther për vdekje nga vëllai i tij, ka tronditur opinionin.

Me këtë rast familja Myftari ka kërkuar mirëkuptim që të mos spekulohet rreth rastit.


Regjisori Agon Myftari ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Arbëri.

Postimi i plotë:Të dashur familjarë e miq, Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë. Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike. “Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156). Shpirti i tij u prehtë në paqe! Me respekt, Familja

Screenshot 2 106