Rasti “Target-Fortesa”, Mijallkov: Policia sekrete nuk ka përgjuar në mënyrë të paligjshme
![Rasti “Target-Fortesa”, Mijallkov: Policia sekrete nuk ka përgjuar në mënyrë të paligjshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/10/Mijallkov-780x439.jpg)
Sasho Mijallkov, ish drejtori i DSK-së i cili ishte “alfa- omega” në qeverinë e Nikolla Gruevskit, pretendon se policia sekrete nuk ka përgjuar në mënyrë të paligjshme. Ai, si i akuzuar në rastin “Target-Fortesa”, dëshmoi se asnjëherë nuk është futur në sistemet e monitorimit të komunikimit, edhe pse ka mundur. Nuk e ka përdorur kompjuterin zyrtar, as nuk ka urdhëruar cilët numrat të përgjohen, e as nuk ka autorizuar shkatërrimin e dy sistemeve të ndjekjes së komunikimit. Ky ka qenë vlerësim i shërbimeve. Mijallkov në sallë aktualizoi historinë e harruar të “furgonave të verdhë”, gjë të cilën e theksonte i arratisuri Gruevski, duke arsyetuar qeverinë e atëhershme të OBRM-PDUKM-se përgjimi nuk ishte bërë në DSK, por nga shërbimet e huaja. Sipas Mijallkovit, një kompani izraelite që në vitin 2014 në policinë sekrete prezantoi se në Maqedoni përgjohet jashtë DSK-së.
“Prezantimi izraelit tregoi se teknologjia e tyre zbuloi se tre sisteme përgjimi po funksiononin në atë moment. Fatkeqësisht, këto nuk ishin sisteme të DSK-së. Duke ilustruar këtë ngjarje, dua të konfirmoj se njohuritë e mia janë që, telefonia celulare mund të monitorohet përmes pajisjeve që nuk janë në Ministrinë e Brendshme”, deklaroi Sasho Mijallkov, i akuzuar.
Prokuroria e pyeti Mijalkovin se kush ka përgjuar derisa ka zgjatur prezantimi izraelit. Ai tha se DSK-ja nuk ka zbuluar se kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme. Para Mijalkovit dëshmoi ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska. Ajo nuk e ka ditur se në vend po përgjohet në mënyrë ilegale. Atë e ka kuptuar nga PSP-ja kur filloi hetimin e rastit. Ka nënshkruar që të formohet Komision për të shkatërruar pajisjen e përgjimit pa e ditur qëllimin e veprimeve të saj. Prandaj, theksoi se përgjegjësia bie mbi anëtarët e Komisionit. Askush nuk ka reaguar që të krijohet ekipi i posaçëm për shkatërrimin e pajisjeve në kulmin e skandalit me përgjimet e paligjshme në vitin 2015.
“Si punë krejtësisht rutinë, vendimi është dërguar te unë për nënshkrim pa asnjë vërejtje, indikacione, e kompletuar siç duhet se është në përputhje të plotë me atë që kërkon DSK-ja dhe është nënshkruar”, tha Gordana Jankuloska, e akuzuar.
Përveç Mijalkovit dhe Jankuloskës, për përgjimin e paligjshëm akuzohen edhe të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë në Greqi, si dhe shtatë persona të tjerë nga shërbimi. Sipas aktakuzës, nga viti 2008 deri në vitin 2015, mbi 4.200 numra telefoni janë përgjuar në mënyrë të paligjshme pa urdhër gjyqësor, ndërsa janë përfshirë më shumë se 20.000 persona./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-3-1-e1739517556413-780x439.jpg)
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim