LAJMI I FUNDIT:

Rasti i profesorit Krasniqi, sot sërish aksion protestues para rektoratit të UP-së

Rasti i profesorit Krasniqi, sot sërish aksion protestues para rektoratit të UP-së

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) do të organizojë një aksion protestues kundër Këshillit të Etikës, ky aksion do të zhvillohet rreth orës 11:00

Aksioni protestues i cili do të zhvillohet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ka të bëjë me vendimet e fundit të ndërmarra ndaj profesorit Xhevat Krasniqi, i cili po akuzohet nga 27 studente për ngacmim seksual, transmeton Telegrafi.

Këshilli i Etikës para pak ditësh ka rekomanduar suspendimin e tij.


Pas kësaj, rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Krasniqi me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Ndërkaq, pas pezullimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka filluar procedurat hetimore ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi për “ngacmim seksual”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, për të grumbulluar provat dhe informatat që lidhen me këtë çështje. Aktualisht, janë duke u marrë deklarata të personave të përfshirë në këtë rast, si dhe po kryhen veprime të tjera hetimore, konform dispozitave të KPPRK-së.”

Profesor Xhevat Krasniqi, i cili është mësimdhënës në Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente për sjellje të papërshtatshme dhe ngacmim seksual.

Akuzat e studenteve fillimisht u paraqitën në Këshillin e Etikës të Fakultetit të Mjekësisë, i cili vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Krasniqin, por masa të mëtejshme do të varen nga rezultatet e hetimit të prokurorisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori