LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Rasti Marigona

Vrasja e Marigona Osmanit – Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim

Përditesuar 04/08/2023 10:46

Gjykata Themelore e Ferizajt sot ka shpallur aktgjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, për vrasjen e Marigona Osmanit. Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm, ndërkaq Sejdiu me 15 vjet burgim. 

Dy të pandehurit janë dënuar për vrasje të rëndë dhe ndihmë në kryerjen e vrasjes, ndërkaq janë liruar nga akuza për dhunim dhe akuza për ndihmë në kryerjen e veprës penale “dhunimi”.


Seanca ku u shpall aktgjykimi ishte e hapur për publikun.

Pas dënimit me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën ka pasur reagime të shumta në vend.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-04-2023 11:45:12" ["time"]=> string(16) "04/08/2023 11:45" ["update"]=> bool(false) } 04/08/2023 11:45

“Bravo për këtë qen, i mjerë” familjarët e Marigona Osmanit mirëpresin vendimin për burg të përjetshëm ndaj Dardan Krivaçës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në momentin kur gjykatësi shpalli vendimin për Krivaçën, familjarët e Osmanit mirëpriten vendimin me duartrokitje ndërsa deklaruan “Bravo për këtë qen, i mjerë”, transmeton Telegrafi.


Nëna e Marigona Osmanit po ashtu duke dalë nga seanca, iu drejtua Krivaçës duke i thënë “Ishalla kurrë dritë nuk sheh, ma ke mbytë vajzën 18 vjeç”.

Për vrasjen e Marigona Osmanit, u dënua edhe Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-04-2023 11:44:30" ["time"]=> string(16) "04/08/2023 11:44" ["update"]=> bool(false) } 04/08/2023 11:44

Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Themelore ka dënuar me 15 vjet burgim Arbër Sejdiun për ndihmë në vrasjen e Marigona Osmanit.

Kurse, Dardan Krivaça është dënuar me burgim të përjetshëm.


Seanca ndaj Krivaçës dhe Sejdiut kishte filluar pas orës 11:00.

Vrasja e Marigona Osmanit, ishte cilësuar si një nga vrasjet më të rënda të ndodhura në Kosovën e pasluftës. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-04-2023 11:28:11" ["time"]=> string(16) "04/08/2023 11:28" ["update"]=> bool(false) } 04/08/2023 11:28

Dardan Krivaça dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot Dardan Krivaçën me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ndërkaq Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-04-2023 11:24:28" ["time"]=> string(16) "04/08/2023 11:24" ["update"]=> bool(false) } 04/08/2023 11:24

Vrasja e Marigona Osmanit, pamje nga seanca ku pritet të jepet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit.


Para nisjes së seancës gjyqësore ku do të shpallet aktgjykimi ndaj të dyshuarve Dardan Krivaça e Arbër Sejdiut po mbahet një protestë e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përfaqësues të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit Krivaça dhe Sejdiu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-04-2023 11:04:16" ["time"]=> string(16) "04/08/2023 11:04" ["update"]=> bool(false) } 04/08/2023 11:04

Para nisjes së seancës, protestë para Gjykatës – kërkohet drejtësi për Marigona Osmanin

Para nisjes së seancës gjyqësore ku do të shpallet aktgjykimi ndaj të dyshuarve Dardan Krivaça e Arbër Sejdiut po mbahet një protestë e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.


Përfaqësues të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit Krivaça dhe Sejdiu.

Në këtë protestë u tha se femicidi duhet të trajtohet si urgjencë shtetërore.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-04-2023 10:55:19" ["time"]=> string(16) "04/08/2023 10:55" ["update"]=> bool(false) } 04/08/2023 10:55

Fotografi para Gjykatës Themelore në Ferizaj, seanca ku do të jepet aktgjykimi ndaj Krivaçës e hapur për publikun

Për pak minuta pritet të fillojë seanca gjyqësore ku do të jepet aktgjykimi për Dardan Krivaçën dhe Arbër Sejdiun, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.


Para nisjes së seancës është parë numër i madh i mediave para Gjykatës për ta përcjellë seancën.

Ditë më parë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se seanca gjyqësore ku do të jepet aktgjykimi do të jetë e hapur për publikun.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-04-2023 10:48:33" ["time"]=> string(16) "04/08/2023 10:48" ["update"]=> bool(false) } 04/08/2023 10:48

Familja e Marigona Osmanit kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit

Ditë më parë është mbajtur në seancën gjyqësore janë thënë fjalët përfundimtare.

Familja e të ndjerës Marigona Osmani, përmes avokatit Gazmend Rexhepi ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.


Ndërkaq, i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur, gjersa theksoi se po të mundte do bënte gjithçka të kthente kohën pas.

E Arbora Shefkiu, avokatja e të dyshuarit tjetër, Arbër Sejdiut kërkoi që klienti i saj të lirohet nga akuzat.

“Kur vendoset drejtësia për Marigonën duhet me u vendosë edhe për Arbërin njëjtë”, citohet të ketë thënë Shefkiu.