Rasti Klan Kosova, Abbott: Vendimi për licencën e biznesit është ende objekt ankimimi, institucionet të kenë kujdes me masat e mëtejme
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar lidhur me rastin e Klan Kosova, derisa ka thekson se vëren shqetësimin e shoqërisë civile dhe vë në theks se vendimi për licencën e biznesit është ende objekt ankimimi.
Abbott në një postim në Twitter shkruan se fton institucionet të mendojnë me shumë kujdes për çdo masë të mëtejme.
“Po e ndjek me vëmendje rastin e televizionit Klan Kosova dhe vërej se vendimi për licencën e biznesit të saj është ende objekt ankimimi. Vërej shqetësimin e shoqërinë civile... dhe nxis institucionet përkatëse që të mendojnë me shumë kujdes për çdo masë të mëtejshme dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e mediave në Kosovë”, shkruan Abbott. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























