LAJMI I FUNDIT:

Rasti ‘’Karaçeva’’, ngritet aktakuzë kundër 73 personave

Rasti ‘’Karaçeva’’, ngritet aktakuzë kundër 73 personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër 73 personave, të pandehur lidhur me rastin “Karaçeva”.

Më shumë se një vit më parë, Policia e Kosovës kishte nisur një aksion të madh ku u arrestuan një numër i madh i të dyshuarve, përfshirë këtu edhe zyrtarë policor.

Kur kanë kaluar më shumë se 13 muaj, Prokuroria Themelore në Gjilan tashmë ka ngritur aktakuzën kundër gjithsej 73 personave të përfshirë në këtë rast.


Sipas njoftimit të Prokurorisë, sipas aktakuzës, të pandehurit F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N.,  Z.A., N.S., dhe F.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Bixhoz ilegal, kontrabandim me njerëz, armë e narkotikë - policia arreston 33 persona në Karaçevë, 10 prej tyre policë
Lexo po ashtu Bixhoz ilegal, kontrabandim me njerëz, armë e narkotikë - policia arreston 33 persona në Karaçevë, 10 prej tyre policë

Po ashtu, edhe të pandehurit D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S., F.S., V.S., L.M., F.V., I.V., S.S., M.S., F.M. dhe B.F., akuzohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, të pandehurit E.K., F.S., R.S., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., A.Th., F.K. dhe L.S., akuzohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.Rr., A.H., H.M. dhe J.B., kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja  e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale’’,  nga neni 333 paragrafi 1 dhe ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’, nga neni 261 paragrafi 2 të KPRK-së.

Të pandehurit B.A. dhe B.B., akuzohen për shkak të veprës penale “Blerja pranimi, ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen  e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit N.L., F.L., Xh.K., A.S., A.Th., Y.F., L.G., D.H., I.K., M.L., B.G., Sh.I., M.M., Q.M., M.M, N.R., I.F., A.Th., V.B. dhe S.I., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 294 paragrafi 2 të KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori