LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Call Center”, Prokuroria sekuestron rreth 2.4 milionë euro

Rasti “Call Center”, Prokuroria sekuestron rreth 2.4 milionë euro
Foto: Ilustrim

Rreth 2.4 milionë euro janë sekuestruar dhe ngrirë nga organet e drejtësisë për rastin “Call Center”.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Speciale.

“Aksioni i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, i nisur më 31 mars 2021, në disa “Call center” në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, ka vazhduar edhe gjatë ditëve në vijim”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, “Prokuroria Speciale njofton se nga aksioni Policisë së Kosovës, i realizuar më datë 5 prill, janë gjetur dhe sekuestruar një milion e pesëqind e njëzetenëntë mijë e shtatëqindepesëdhjetë (1.529.750.00) euro, para këto të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e  “Call center” në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Krimit të organizuar”.

Në të njëjtën komunikatë thuhet se nga data 31 mars 2021 e deri më sot nga ky operacion i Prokurorisë Speciale janë gjetur dhe sekuestruar një milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë (1.689.750.00) euro, janë ngrirë shtatëqind mijë (700.000) euro, janë sekuestruar nëntë (9) vetura, janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori