Para 23 vjetëve një shpërthim tronditi Kosovën kur një autobus me serbë u hodh në ajër në Livadicë të Podujevës, duke lënë 11 të vdekur dhe rreth 40 të plagosur. Florim Ejupi u akuzua, dënua e më pas u la i lirë në mungesë provash. Avokati i tij, Mahmut Halimi sfidoi provat.
Më 16 shkurt 2001, shtatë autobusë të mbushur me serbë iu afruan kufirit të Kosovës, me destinacion Graçanicën. Në orën 10:00, kolona e autobusëve, e përcjellë nga forcat e KFOR-it suedez, arriti në pikën kufitare në Merdar. Pas përfundimit të kontrolleve kufitare, konvoji vazhdoi udhëtimin, me suedezët që udhëhiqnin rrugën dhe britanikët që merrnin përgjegjësinë për sigurinë përgjatë magjistrales Nish-Podujevë.
Rreth orës 11:00, konvoji iu afrua fshatit Livadicë, në Podujevë, ku rruga kryesore kalon mbi disa ura të vogla. Pikërisht nën një nga këto ura, dikush kishte montuar mbi 100 kilogram dinamit, që do të trondiste vendin për disa minuta. Në orën 11:20, autobusi që kalonte mbi urë u hodh në ajër nga shpërthimi. Në këtë rast, 11 serbë humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.
Florim Ejupi u akuzua për këtë akt, me Prokurorinë që pretendonte se dinamitin e kishte aktivizuar nga distanca me një akumulator. Megjithatë, avokati i tij, Mahmut Halimi, e sfidoi këtë pretendim, duke argumentuar se voltazhi i telit të aktivizimit nuk do të ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar shpërthimin.
Halimi paraqiti ekspertiza që dëshmonin se voltazhi i dërguar në vendin e eksplozivit ishte vetëm 40-45 volt, i pamjaftueshëm për të shkaktuar shpërthimin.
“Është fakt që gjeneratori në start ndoshta e qon në 220 wolt, por në bazë të parametrave dhe matjeve mandej me ndihmën e njerëzve të elektros e kam bërë, kemi kuptuar se diku rreth 40-45 wolt kanë mundur të mbërrijnë në vendin ku ka qenë i vendosur eksplozivi, e që ka qenë e pamundur që edhe me atë woltazhë të bëhet eksplodimi”, ka thënë Halimi në emisionin “Mendje Kriminale”.
Halimi në “Mendje Kriminale” tregon detaje të padëgjuara më parë të cilat i ka mësuar nga shkresat e lëndës. Dy dëshmitarë që ishin duke u shëtitur e që i kishin vërejtur telat e aktivizimit të shpërthimit, i lajmëruan dy ushtarë britanikë, në vend të mirënjohjes për raportim ata u arrestuan.
“Në atë moment kur këta iu shpjegojnë ushtarëve britanikë për prezencën e dy telave ata në fakt iu vënë pushkën në krye edhe i detyrojnë në u shtri në tokë. Kanë qenë dëshmitarë pastaj kanë qenë të pandehur kanë qëndru në burg nja 4-5 muaj a 6”, ka shtuar Halimi.
Një provë kyçe ishte një mbetje e cigares me ADN-në e Ejupit, që u përdor nga Prokuroria si dëshmi. Kjo provë u dërgua tri herë në laboratorët e Gjermanisë për testime, duke vërtetuar përkatësinë e ADN-së.
Megjithatë, Ejupi dhe avokati i tij pretenduan se kjo provë ishte montuar, duke sugjeruar se cigarja mund të ishte marrë nga vetura e Ejupit gjatë arrestimit të tij.
“Prokuroria e atëhershme e UNMIK-ut edhe Gjykata e kanë pasur në dorë të vet një provë të cilën e kanë konsideru si provën kryesor që ka qenë ajo e ADN-së, kinse një duq i cigares është gjetur në vendin nga ku është aktivizuar eksplozivi. Edhe pastaj nga analizat në Republikën Federale të Gjermanisë që e ka vërtetu se ai duq i takon Florim Ejupit, në bazë të ADN-së”, ka treguar Halimi për “Mendje Kriminale”.
Avokati Halimi gjithashtu ngriti dyshime për zinxhirin e ruajtjes së provës, duke theksuar se nuk kishte mbajtur emrin dhe numrin e njëjtë gjatë transportit dhe kthimit të saj. Kjo e bëri të dyshimtë vërtetësinë e provës.
“Në vend të Policisë së UNIMK-ut për me e kry vendshiqimin vjen një kontigjent të KFOR-it anglez, të cilët e arrestojnë Florim Ejupin e fusin në një thes pa e ditur se kah janë duke e dërguar edhe e rrahin dhe i shkaktojnë lëndime jashtëzakonisht serioze deri sa e sheh veten diku në këtë bazën ku është kjo inspektorati i Kosovës. Ai ka shpjeguar se në atë kohë ekziston mundësi që ai duq i cigares për të cilin është konstatuar se është pjesë e ADN-së nga analiza e kryer e që i përgjigjet ADN-së së tij, më ka shpjegua se ai duq i cigares e vetmja mundësi është që të jetë marrë nga shpuzorja e veturës së tij në ditën kur ka ndodhur ai rast, kur ka ndodhur arrestimi i tij”, ka shtuar Halimi.
“Rrugëtimi i provës kryesore, zinxhiri i ruajtës së kësaj prove ka qenë jashtëzakonisht i dyshimt për shkak se një provë kur sigurohet në vendin e ngjarjes ajo me atë numër, edhe me atë shifër të cilën e merr e vazhdon udhëtimin deri kush e di ku me e dërgu ajo duhet me u kthy me emrin edhe numrin e njëjtë. Këtu nuk e kemi pasur fatin e tillë”.
“Edhe në fund, kam arritur që ta zhvesh atë provë dhe të vijë në përfundim se ajo provë nuk është siguruar nga vendi i supozuar, ai vend i supozuar është i improvizuar dhe i rrejshëm dhe i përgatitur prej dikujt tjetër. Se eksplodimi aktivizimi nuk ka ndodhur nga ai vend sepse nuk ka pasur mundësi kurrfare ngase në afërsi nuk ka pasur rrjet elektrik që me u lidh nga shtyllat ndonjë me e aktivizu edhe me fitu fuqinë”, ka shtuar Mahmuti.
23 vjet pas këtij rasti, avokati në “Mendje Kriminale” shpalos dyshime të reja mbi ata që qëndrojnë prapa shpërthimit, duke sugjeruar se kryerësit mund të kenë përdorur një tunel hekurudhor për t’u larguar shpejt dhe në mënyrë të sigurt në Serbi.
“I vetmi vend ku kryerësit ose ekzekutorët kanë mundur të largohen shpejt dhe në mënyrë të sigurt ka qenë tuneli, i hekurudhës i cili nuk ka qenë nga vendi ku supozohet se ka ndodhur aktivizimi i shpërthimi dikur rreth 100 metra deri në tunel edhe me dal në Serbi atje.”
Florim Ejupi u shpall fajtor nga shkalla e parë me dënimi kapital, 40 vjet burgim. Por më 13 mars 2009, paneli i përzier i Gjykatës Supreme të dënuarin me 40 vjet burgim e liron nga të gjitha akuzat në mungesës së provave.
Shpërthimi në “Nish Express” mbetet një nga ngjarjet më të errëta në historinë e Kosovës, duke lënë ende pyetje të hapura për të zbardhur të vërtetën. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rohde-380x233.jpg)
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
![Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rroga-denari-MK-380x233.png)
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
![Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Aivo-Orav-BE-e1739304246862-380x233.jpg)
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht