Rastet e montuara, ndryshimet kushtetuese dhe reformat në drejtësi – ministri Krenar Lloga pret zgjidhje pozitive
![Rastet e montuara, ndryshimet kushtetuese dhe reformat në drejtësi – ministri Krenar Lloga pret zgjidhje pozitive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/krenar-lloga-llogo-780x439.png)
“Maqedonia po kalon pjesën më të rëndësishme të historisë së saj dhe ka sfidën më të madhe politike, që janë ndryshimet kushtetuese. Po ashtu sfida tjera janë në gjyqësi dhe prokurori, ku duhet të ketë reforma, në mënyrë që këto institucione të jenë më transparente dhe më llogaridhënëse, si dhe të jenë në shërbim të qytetarëve”.
Këtë mes tjerash e tha ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në një intervistë ekskluzive për Telegrafi Maqedoni. Ai deklaroi se është i vetëdijshëm se është udhëheqës i ministrisë më të vështirë në vend, por u shpreh optimist se shumë punë do të zgjidhen për të mirë.
Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ai tha se Grupi i punës përfshinë 10 ekspertë të Kushtetutës dhe janë njerëz që janë marrë me këto zhvillime edhe më herët. Ai beson se komplet ky grup së bashku me përfaqësuesit e partive politike do ta kryejnë punën e tyre për një periudhë të shpejtë kohore.
“Po punojmë që të arrijmë numrin e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese. Pasi është zgjidhja e vetme për të ecur drejt BE-së, pasi e dimë se mund të na përsëritet rasti i Bukureshtit ku e humbëm mundësinë që së bashku me Kroacinë të ecim drejt BE-së”, tha Lloga.
I pyetur për heqjen e “20%” nga Kushtetuta, ministri Lloga i ftoi të gjitha partitë shqiptare që të jenë pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese.
“Nga prononcimet publike partitë shqiptare janë dakord që të heqim 20 përqindëshin nga Kushtetuta. Por më vjen keq që partitë opozitare shqiptare, Lëvizja Besa dhe Alternativa nuk e panë të arsyeshme të jenë pjesë e Grupit të punës për ndryshimet kushtetuese. I ftoj edhe partitë shqiptare edhe OBRM-PDUKM-në që të jenë pjesë e këtij momenti historik të vendit”, tha Lloga.
Ndërsa sa i përket letrës së ambasadores amerikane Angela Aggeler, e cila shprehu shqetësimin për zvarritjen e lëndëve gjyqësore, në të cilat të akuzuar janë funksionarë dhe ish-funksionarë shtetërorë, Lloga tha se ambasadorja amerikane e ka thënë atë që tashmë opinionin e ka thënë më herët.
“Letra e ambasadores amerikane shpreh shqetësimet që janë thënë edhe nga ministria edhe nga opinioni. Për momentin po përgatisim strategjinë 2023-2027 në të cilën ka ndryshime ligjore, me të cilat besojmë që lëndët gjyqësore të profilit të lartë të marrin epilog gjyqësor”, tha Lloga.
I pyetur për rastet e montuara gjyqësore në RMV, Lloga tha se këto lëndë duhet të zgjidhen ose nga një mision i BE-së ose nga institucionet vendore.
“Ajo që mbetet shqetësim i këtyre dy dekadave është se njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burgje. Gjithë këto pretendime jemi munduar që të marrin zgjidhjen adekuate, kam kërkuar që është një mision vlerësues nga BE, i cili këto lëndë që ne i cilësojmë si raste të montuara të merret me to. Kjo është njëra rrugë, tjetra është nëpërmjet institucioneve tona, pra pres të ketë rigjykim për këto lëndë që ne mendojmë se janë të montuara, ose lëndëve të korrupsionit të lartë”, tha Lloga. Ai shtoi se në muajin maj pritet të mbahet seancë gjyqësore në Gjykatën Supreme për rastin “Monstra” dhe “Alfa”.
Ndërsa sa i përket futjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, parti në të cilën Lloga është sekretar, ai tha se ka qenë vendim i vështirë, por që është marrë në momentin e duhur.
“Futja në Qeveri është vendim strategjik që ASH e ka marrë në momentin e duhur. Pas atyre zhvillimeve në Kuvend, ku Qeveria ishte marrë peng nga deputetët për interesat e veta dhe pas intervenimit ushtarak rus në Ukrainë, vendosëm të reshtohemi krah aleatëve tanë politikë. Përveç reshtimit strategjik i japim mbështetje edhe ndryshimeve kushtetuese, që është moment mjaft i rëndësishëm për vendin. Para se të futemi në Qeveri kemi bërë referendum, në të cilin shumica kanë qenë pro hyrjes në Qeveri. Pas 100 ditëve do të bëjmë bilanc rreth asaj se çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë”, deklaroi Lloga./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479742731_1166478971503307_1439144842610739653_n-380x233.jpg)
Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë
![DPHM: Temperatura minus në mbarë vendin, më shumë borë në Kodrën e Diellit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/11/Ftohtë-380x233.jpg)
DPHM: Temperatura minus në mbarë vendin, më shumë borë në Kodrën e Diellit
![Mosmarrëveshje në trafik, policia arreston të dyshuarin që goditi me veturë dhe sulmoi fizikisht një qytetar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5-1-780x439-1-380x233.jpg)
Mosmarrëveshje në trafik, policia arreston të dyshuarin që goditi me veturë dhe sulmoi fizikisht një qytetar
![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë
![Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxorEpWwAAf_Kj-780x439.jpg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë
![Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Policia-e-Kosoves-1-1-780x439.jpg)
Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara