"Britan Got Talent" duket se gjatë këtij viti do të ketë ngecje, për shkak të pandemisë coronavirus.

Duket se gjatë rrjedhës së këtij audicioni, disa pjesëtarë të ekipit janë rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Daily Mail.


Këtë e ka bërë të ditur, Ashley Banjo, i cili po qëndron si zëvendësues i Simon Cowell, në vendin e gjyqtarit.

34485576 8848967 image a 1 1602877560095

Në në paraqitje televizive, ai u shfaq nga shtëpia, me një lidhje të drejtpërdrejt, ndërsa bëri të ditur se është izoluar.

"Nëse e kuptoni që ka teste pozitive përreth, gjithmonë është më mirë për t'u siguruar. Shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull", është shprehur ai.

34362060 8834661 image m 14 1602632456595

Të paktën tre anëtarë dolën pozitivë para ditës së parë të xhirimeve, që do të thotë se Ashley dhe kolegët e gjykatësve Alesha Dixon dhe David Walliams shkuan në vet-izolim.

Mendohet se ata kishin hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë me një nga anëtarët e ekuipazhit, ndërsa Amanda Holden thuhet se nuk e kishte. /Telegrafi/