Rast i rrallë, gruaja thyen qafën pasi hapi gojën nga përgjumja

Një grua mbeti me qafë të thyer pasi hapi gojën nga përgjumja.
Nëna e dy fëmijëve, Hayley Black, 36 vjeç, nga Milton Keynes, ndau përvojën e frikshme në TikTok.
Black shpjegoi se ajo 'instinktivisht' hapi gojën dhe u shtriq pasi pa foshnjën e saj të porsalindur, Amelia, të bënte të njëjtën gjë - por pasi përjetoi 'dhimbje të tmerrshme', ajo menjëherë e kuptoi se diçka nuk shkonte.
“Ndjeva një ndjesi të menjëhershme goditjeje që më përshkoi gjysmën e trupit dhe u hodha përpjetë nga shoku.”
Paniku e pushtoi, i kërkoi burrit të saj, Ian, 39 vjeç, të thërriste një ambulancë - por ai mendoi se ajo po panikonte kot.
Black shtoi: “I thashë burrit tim “duhet të telefonosh një ambulancë; diçka më ka ndodhur në qafë”.
Sapo mbërriti në spital, skanimet nuk zbuluan asgjë shqetësuese, duke e lënë stafin mjekësor të hutuar nga simptomat e vazhdueshme të Black.
Ajo tha: “Bërtisja nga dhimbja gjithë natën.”
“Por pastaj mjekët bënë disa analiza dhe thanë se është më keq nga ç'mendonin. Kishte thyer qafën keq.”
Nëna e Black mori lajmin e hidhur se kishte 50/50 shanse që vajza e saj të mos i mbijetonte operacionit emergjent, dhe nëse ajo do të shërohej nga procedura delikate, të njëjtat shanse u dhanë nëse ajo do të ecte përsëri ndonjëherë.
Por, për fat të mirë, operacioni emergjent ishte i suksesshëm.
Rimëkëmbja ka qenë e vështirë si për Black ashtu edhe për bashkëshortin e saj të përkushtuar - i cili u bë kujdestari i saj në muajt pas incidentit të çuditshëm.
Asaj iu desh të mësonte përsëri të ecte dhe qëndroi në karrocë me rrota për muaj të tërë. /Telegrafi/


















































