Raspodori ‘driblon’ Romën, gati zyrtarizimi te klubi tjetër italian

Sulmuesi i Atletico Madridit, Giacomo Raspadori thuhet se do t'i bashkohet Atalantës me një marrëveshje të përhershme që tejkalon 22 milionë euro.
Reprezentuesi italian, Raspadori, është gati t’i bashkohet Atalantës si transferim i përhershëm nga Atletico Madridi.
Sky Sport Italia dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se ish-sulmuesi i Napolit ka refuzuar një transferim te Roma, duke vendosur të bashkohet me Atalantën.
🚨⚫️🔵 BREAKING: Atalanta are set to sign Giacomo Raspadori from Atlético Madrid after surprise late night move.
Atalanta to beat AS Roma. pic.twitter.com/uBcQJ9IETO
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 13, 2026
Sipas Gazzetta dello Sport, bëhet fjalë për një marrëveshje të përhershme me vlerë 22 milionë euro, ndërsa Sky Sport pretendon se transferimi vlen rreth 25 milionë euro.
Roma thuhet se kishte arritur një marrëveshje me Atletico Madridin për një marrëveshje fillestare huazimi me një detyrim blerjeje të lidhur me kushte të caktuara, por lojtari i kishte pezulluar bisedimet me Giallorossët.

Napoli u tha gjithashtu se ishte i interesuar për ish-sulmuesin e tyre, ndërsa presidenti i Lazios, Claudio Lotito, mohoi interesin për sulmuesin italian.
Sipas raportimeve, transferimi i Raspadorit te Atalanta është një marrëveshje e kryer, në pritje të testeve mjekësore, kështu që 25-vjeçari do të kthehet në Itali pas vetëm gjashtë muajsh te Atletico, ku shënoi dy gola dhe dha tre asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/






















































