Vendosja e taksës gati dy muaj më parë, për produktet nga Serbia dhe Bosnja nga Qeveria Haradinaj, ka nxitur reagime të shumta.
Kjo ka bërë që të ketë mospajtime brenda për brenda koalicionit. Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti ka thënë se politika po dramatizon pa nevojë, dhe se kryeministri Haradinaj duhet ta suspendojë taksën.
Rashiti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Haradinaj ia ka arritur qëllimit, që Amerika të jetë e involvuar dhe tani më SHBA-të janë më të involvuara se kurrë.
Postimi i plotë:
Politika po dramatizon pa nevoje… Skena politike dhe liderët janë te ndërtuar tani me qe te dramatizojnë politiken dhe shkaktojnë debate dhe dëme përtej agjendës….. Politika e prirur te shkaktoje kriza ne çdo moment…
Peng nga grupet dhe interesat e njerëzve te fuqishëm ne politike, institucione, agjenci e borde te pavarura, ndërmerrje publike e sindikata, liderët po dramatizojnë zhvillimet rreth dialogut dhe marrëdhënieve me miqet, vizave etj.
Dialogu me Serbinë duhet te trajtohet si proces politik i cili mund te ketë epilog por me shume gjase edhe mund te mos ketë. Liderët duhet te flasin hapur për opsionet dhe qëndrimet e Vendeve kryesore dhe bisedojnë me vete se çka duan nga ky proces.
Kryeministri Haradinaj duhet te suspendoj taksen sepse ka arrite qëllimin, qe Amerika te jete e involvuar dhe tani me SHBA-te janë me te involvuara se kurrë….
Konferenca për përmbylljen e dialogut me Serbinë është menduar para një viti, fillimisht e propozuar dhe ofruar nga Presidenti Macron, por ajo do te mbahet vetëm nëse dialogu avancon dhe për këtë ende nuk dihet. Prandaj kërkesa e kryeministrit është ne kuadër te diskutimeve ndërkombëtare për këtë teme dhe asgjë kercenuese.
PDK dhe AAK duhet ta stabilizojnë qeverinë dhe merren me buxhetin, grevat e reformat dhe nëse se bashku me partie tjera dhe LDK e VV te bisedojnë për dy temat e mëdha…
Sot nuk ka asgjë me te rëndësishme se kalimi i buxhetit, arsimi, shëndetësia dhe reformat.
Nese subjektet duan te shkojnë ne zgjedhje atehere te ulem për tri tema: dialogun me Serbinë, reformat për reformimin e sistemit politik dhe administratës publike, ligjin për qeverinë, rregulloren e kuvendit dhe zgjedhjet.
Por nuk mund te bie qeveria për shkak te mungesës se vullnetit për reforma, krizave te brendshme apo debatit për tema te cilat shkojnë përtej agjendës dhe mandatit te një shumice te thjeshte parlamentare.
Për mos me ndodh kjo ne te ardhmen një pakete e gjere e qeshtjeve duhet te zgjidhet…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!