Milot Rashica është shpresa më e madhe e Werder Bremenit që i duhet të luftojë për mbijetesë në Bundesliga.

Edhe pse ka ofertë të majme nga Aston Villa, sulmuesi shqiptar nuk do të shkojë në Ligën Premier.


Ai vetë i ka mohuar zërat e një transferimi të mundshëm edhe pse Aston Villa me mungesa të mëdha si Tom Heaton dhe Wesley Moraes, shkaku i lëndimeve, e do me çdo kusht lojtarin.

rashica 1

"Nuk jam duke menduar për t'u larguar tani. Ne kemi më shumë gjëra të rëndësishme para vetes. Në futboll, ju nuk mund të planifikoni shumë".

"Në këtë moment, unë jam i fokusuar vetëm te Werder Bremeni për t'u kthyer në rrugë të mbarë", ka thënë 23-vjeçari.

804815648 milot rashica werder bremen wechsel transfer mailand geruecht 1bjpGVNef

Werder është i renditur në vendin e 17-të në tabelë me vetëm dy pikë nga zona e rrezikshme.

Rashica ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 14 ndeshje këtë edicion. /Telegrafi/

telegrafi sport app