Rashica i jep fitoren Werderit me një supergol në minutën e fundit nga gjuajtja e lirë

297:"LOHNE BEI VECHTA, GERMANY - JULY 30: Tristan Dekker of Venlo (R) blocks a shot of Milot Rashica of Bremen during the Pre Season Friendly Match between VVV Venlo and Werder Bremen at Heinz-Dettmer-Stadion Lohne on July 30, 2018 in Lohne bei Vechta, Germany. (Photo by Christof Koepsel/Getty Images) 12:"Getty Images
Milot Rashica ka shënuar supergol ndaj Eintracht Frankfurtit dhe ia ka siguruar fitoren skuadrës së tij, Werder Bremenit.
Werderi ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Eintrachti me rezultat 1-2.
Megjithatë, fitorja erdhi në saje të një supergol nga gjuajtja e lirë e reprezentuesit të Kosovës, Rashica.
Rashica shënoi nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë të ndeshjes duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tij.
Goli i parë i Bremenit erdhi nga Yuya Osako (21'), ndërsa për vendasit barazoi Sebastian Haller (54').
Vlen të theksohet se Rashica pati paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e javës së parë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ballandpuck/status/1035914156417994752

Nga
Telegrafi
01/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































