Nga: Laura Snapes / The Guardian (titulli origjinal: Mongolian Rhapsody? Newly unearthed writing draft reveals original title for Queen hit)
Përkthimi: Telegrafi.com
Një draft i hershëm i Rapsodisë bohemiane [Bohemian Rhapsody] i grupit Queen, që do të dalë në ankand nga Sotheby’s, zbulon një titull tjetër pune për hitin e vitit 1975 – që ishte i panjohur më parë për adhuruesit dhe për studiuesit e grupit.
Në njërën prej 15 faqeve të drafteve të hershme për këtë rok-operë, kompozitori Freddie Mercury shkroi lartë fjalët Rapsodi mongoliane [Mongolian Rhapsody] – por e shkarraviti fjalën e parë dhe shkroi sipër “Bohemian”, raporton New York Times.
Drafti është në mesin e gjësendeve të Mercury-it – përfshirë mobilet, kostumet e skenës dhe skicat për hitet e tjera të grupit Queen, si Somebody to Love, We Are the Champions dhe Killer Queen – që do shiten nga shoqja dhe trashëgimtarja e tij, Mary Austin, e cila në prill i tha BBC-së se po e bënte këtë për t’i rregulluar “punët e veta”.
Në vitin 1976, Mercury ka thënë se në fazat e hershme të shkrimit të këngës, “pothuajse e refuzova, por më pas u zhvillua”. Draftet vlerësohen të jenë me vlerë prej 1.2 milion funteve.
Një numër biografësh të grupit Queen i thanë New York Times-it se nuk kishin dijeni më parë për këtë titull pune.
Drafti i Rapsodisë bohemiane zbulon gjithashtu një version të hershëm të një vargu. Në vend të Nëno, sapo e vrava një njeri / Ia vura revolen në kokë /
Ia ngreha këmbëzën, tashmë ka vdekur, thuhet:
Nëno
Lufta filloi
Sonte më duket të ik
Duhet të rezistoj dhe të luftoj
Thirrjet më famshme të këngës janë të gjithat aty – Galileo, Fandango, Skaramushi dhe “Rrufeja dhe vetëtima” – krahas fjalëve të tjera të larguara: Matador dhe Beladona.
Gabriel Heaton, specialist në departamentin e librave dhe dorëshkrimeve të Sotheby’s, vuri në dukje se fletët e ndryshme të teksteve dëshmojnë “rihartimin e gjerë që ishte pjesë e procesit të tij të shkrimit të këngëve”, ndërsa shtoi: “Kujdesi dhe detajet për këto drafte janë edhe më të rëndësishme, kur ato lidhen me një burrë që aq shpesh e nënvlerësonte procesin e vet të kompozimit. Faqet dëshmojnë për orët e shumta që ia ka kushtuar, për ta përsosur zanatin, teksa eksperimentonte dhe luante me gjuhën, teksa i jepte formë teksteve dhe harmonive të këtyre këngëve të cilat, për shumë prej nesh, thjesht kanë qenë gjithmonë aty në jetën tonë”.
Kitaristi i grupit Queen, Brian May, si dhe bateristi Roger Taylor, nuk pranuan të komentojnë rreth zbulimit.
Rapsodia bohemiane ishte singli kryesor nga albumi i katërt i grupit, A Night at the Opera. Fillimisht i kaloi nëntë javë në vendin e parë të top-listave të Mbretërisë së Bashkuar dhe pesë të tjera pas vdekjes së Mercury-it më 1991. Në ShBA e arriti kulmin në vendin e nëntë pas lansimit të parë, por u ngjit në vendin e dytë më 1992 pasi u shfaq në filmin Wayne’s World.
Mbetet kënga e tretë më e shitur e të gjitha kohërave në Mbretërinë e Bashkuar – e certifikuar katër herë si e platinit – dhe renditet në vendin e 17-të në listën e 500 këngëve më të mira të të gjitha kohërave të revistës Rolling Stone. Ndërkaq, në vitin 2018 kënga ia dha titullin filmit biografik për Mercury-in, me regji nga Bryan Singer.
Kostumi për videon e këngës, një kostum tipik me shkëlqim në dy pjesë dhe me jelekun bolerian në saten fildishi, i dizajnuar nga Wendy de Smet, është po ashtu në shitje me një çmim fillestar prej 50-70 mijë funteve. De Smet më parë ka thënë: “Ai kishte ide dhe ne punuam së bashku për to … Freddie donte të dukej si perëndi i Mërkurit”.
Një fletore e Mercury-it me njolla të kafesë, që besohet të jetë koleksioni i tij më i hershëm i teksteve, ka një çmim shitjeje të vlerësuar deri në 180 mijë funte. Përmban dizajne për logon e grupit Queen, së bashku me fragmentet e këngëve dhe një pasqyrim të asaj se çfarë Queen ekzekutonte në ditët e tyre të hershme: listat e këngëve përfshijnë Jailhouse Rock të Elvis Presley-it dhe Stupid Girl të grupit Rolling Stones.
Një bllok shënimesh i formatit A4 i lidhur me spirale, vlerësohet se do të arrijë deri në 300 mijë funte – përmban 24 faqe të drafteve të teksteve për albumin e shtatë Jazz të grupit, duke përfshirë këngët si Don’t Stop Me Now dhe Bicycle Race.
Drafti për Somebody to Love ndërkohë shkon në 19 faqe: shtatë me tekst, 12 të tjerat kushtuar përpunimit të harmonive të pasura të këngës. Ka një vlerësim të lartë prej 200 mijë funteve
Tekstet dhe kostumet janë pjesë e një serie prej gjashtë ankandeve të drejtuara nga Sotheby’s në gusht dhe shtator, duke mbledhur materialet e shtëpisë së Mercury-it në Kensington të Londrës. Gjësendet për shitje do të kalojnë në lokacionet e Sotheby’s në Nju-Jork, Los Anxhelos, Hong-Kong dhe Londër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën