Një person është arrestuar për “Mbajtje në pronësi, kontrolle, posedim i pa autorizuar të armëve”.

Sipas Policisë më 14.12. 2023 rreth orës 20:13, në nën-stacionin policor në Vitomericë është raportuar se në fshatin Ozdrim – Pejë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.


Pas një pune intensive nga ana e Policisë më 19.12.2023 rreth orës 11:47 kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Një pushkomitraloz i lehtë kal.7.62x39mm plus një karikator i se njëjtës armë; Një pushkë gjuetie gjysmë - automatike, model R570 M,kal.12mm; Një pushkë ajrore "Perfecta" ,Mod.45 kal.4.5mm; Një pistoletë Ekol Tuna kal.6.35 mm plus një karikator i së njëjtës; Një pistoletë M-57 kalibër.7.62x25mm plus një karikator i së njëjtës armë; Një pistoletë me gaz Blow C06 kaliber 9mm PAK plus një karikator i së njëjtës; 16 fishekë kalibër 7.62x25 mm; 13 fishekë kalibër 6.35 mmm; 93 fishekë kalibër 7.62x39 mm; 1 kuti me diablla kalibër 4.5 mm; 47 fishekë me gas kalibër 9 mm PAK; 14 fishekë për pushkë gjuetie kalibër 12mm; 3 gëzhoja kalibër 7.62x39 mm; 1 gëzhojë për pushkë gjuetie kaliber 12mm; 1 shënjestër optike me mbishkrimin BUSHNELL 1x40 RD; 1 thikë ngjyrë e zezë me numër MF12 me futrollë; Një leje e armës se gjuetisë në emër të Albert Talaj.