LAJMI I FUNDIT:

Raporti i “Transparency International”: Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, Qeveria të jetë më transparente

Raporti i “Transparency International”: Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, Qeveria të jetë më transparente

Me 41 pikë, Kosova ka bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit, por ende nuk e ka nën kontroll këtë dukuri. Kështu thuhet në raportin e organizatës ndërkombëtare “Transparency International” për vitin 2022.

Për vlerësimin e 180 vendeve dhe territoreve të botës, organizata përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zeroja tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Në Indeksin e sivjetmë të Perceptimit të Korrupsionit, Kosova radhitet në vendin e 84-t me 41 pikë, dy më shumë se vitin e kaluar.


TI: Shqipëria pa përmirësim në indeksin e korrupsionit, vetëm një pikë rritje
Lexo po ashtu TI: Shqipëria pa përmirësim në indeksin e korrupsionit, vetëm një pikë rritje

“Kosova (41) ka bërë përparim me një kornizë ligjore të përmirësuar për financimin e fushatës politike dhe zgjedhore, por zbatimi i reformave të tilla do të jetë kyç në muajt e ardhshëm”, thuhet në raport.

Tutje, Qeverisë së Kosovës i kërkohet të jetë më transparente si dhe “të përmbahet nga çdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”.

“Edhe pse vitin e kaluar nuk ka pasur skandale të korrupsionit që kanë dalë në dritë, kjo s’do të thotë se korrupsioni është nën kontroll. Shpenzimet e ulëta buxhetore për investime kapitale në vitet e fundit kanë ulur mundësitë për korrupsion në shpërndarjen e kontratave publike, që ka qenë problem i së kaluarës”, bëhet e ditur nga “Transparency International”.

Në raport theksohet se Ballkani Perëndimor është i njohur për rezistencën e ulët ndaj krimit të organizuar e se shtetet kanë qenë të ngadalshme në adresimin e rrezikut. Aty janë përmendur edhe tensionet Kosovë-Serbi, duke thënë se kanë qenë shkak i rritjes së rrezikut në rajon dhe minimin e bashkëpunimit kufitar, “që është çelës i luftimit të suksesshëm ndaj krimit të organizuar”.

“Vendimmarrja politike më transparente dhe e përgjegjshme, përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, do të krijonte klimë më të përshtatshme për zgjidhjen konstruktive të konfliktit të ngrirë dhe do të mundësonte zbatimin e reformave kyçe si parakusht për integrimin në BE”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe

PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe

Politikë
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori