Aktorja e njohur e Glee, Naya Rivera, është gjetur e pajetë në një liqen në Piru muaj më parë.

Vdekja e saj tragjike ka shokuar një numër të madh të popullsisë, të cilët në mënyra të ndryshme shprehën ngushëllime, shkruan Mirror.


Ndërkaq, në raportin e ri të autopsisë janë zbuluar detaje të tjera, të cilat tregonin momentet e fundit të saj.

0 Naya Rivera 1987 2020 (Foto: Mirror)

Naya thuhet se kishte shtyrë djalin në anije, kurse deri në çastet e fundit të jetës kishte bërtitur për ndihmë.

Me tetë korrik të këtij viti u gjet një trup i pajetë, ndërsa pesë ditë më pas në lajme doli se ishte trupi i aktores.

0 Instagram (Foto: Mirror)

“Kur Rivera e kishte shtyrë djalin e saj në anije, ai ishte kthyer pas dhe pa nënën e tij me një dorë lartë ujit duke thënë ‘ndihmë”, thuhet në raport.

Sidoqoftë, The Sun më parë kishte raportuar se ylli i Glee kishte alkool dhe lëngë narkotike para se të vdiste. /Telegrafi/

0 LIBRARY IMAGE OF NAYA RIVERA (Foto: Mirror)