Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, e ka quajtur pozitiv raportin e progresit të publikuar në fillim të javës nga Komisioni Evropian.
Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, ministrja Hoxha, si vlerësime pozitive ka përmendur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, sistemin e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit e fushat tjera.
Ajo ka thënë se janë përmbushur edhe kriteret për liberalizimin e vizave për Kosovë, duke qenë se ka vlerësime pozitive për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, si kriter për liberalizimin.
“Progres ka pasur edhe në fushën e Reformës së Administratës Publike dhe rishikimin e agjencive dhe trupave te pavarura. Sa i përket sistemin e drejtësisë janë shënuar përparime në zbatimin e pakos ligjore të vitit 2015, dhe në veçanti në integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të komunitetit serb në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Ngjashëm, edhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, njihen përparimet e bëra në trajtimin e rasteve të shënjuara duke përfshirë në vendimet e shkalles së fundit, si dhe në konfiskimet preliminare të ndërlidhura me raste të tilla”, tha Hoxha.
Po ashtu, ministrja Hoxha, në këtë raport, janë evidentuar edhe sfidat për institucionet e vendit.
Kritika rreth raportit të progresit, patën edhe deputetët, sipas të cilëve raporti është i keq.
Kryetarja e komisionit nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, theksoi se raporti evidenton polarizimin që ka ndodhur në Kuvend dhe hedhjen e gazit lotsjellës. Ajo përmendi tri sfida që i ka evidentuar në raport.
“Norma e papunësisë është rritur dhe ka prekur veçanërisht gratë dhe të rinjtë, po ashtu zbatimi i plotë i ligjit për barazi gjinore që prek, do të thotë për të afirmuar integrimin e grave dhe të rinjve në shoqëri dhe institucione vendimmarrëse. Po ashtu shqetësim i madh është edhe për çështjet mjedisore”, tha Deliu-Kodra.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj theksoi se edhe raporti i këtij viti nuk ka evidentuar progres në fushën e sistemit të drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas tij, korrupsioni mbetet akoma i përhapur në shumë fusha dhe hetimi pengohet nga politika.
“Sa i përket sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit raporti i BE-së 2018 nuk pasqyron ndonjë përparim të dukshëm. Përveç integrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë kosovare, ajo që ka qenë marrëveshje, edhe kjo ka ndodhur në fillim të vitit 2017. Nuk përmendet qartë askund në raport përmbushja e qartë e kritereve që lidhen me reformat në drejtësi. Për me tepër vihet në dukje vonesa e miratimit të pakos së ligjeve…andaj lufta kundër korrupsionit mbetet akoma sfidë e madhe e institucioneve të Kosovës, raporti nuk pasqyron ndonjë arritje të madhe në këtë drejtim. Për më tepër krahasuar me raportin e vitit 2016 duket se ka ngecje”, tha Zemaj.
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda vlerësoi se shumica e kritereve për liberalizimin e vizave tashmë janë plotësuar, porse raporti për Kosovën është i keq dhe nuk kanë pritur ndryshe.
“Unë isha në Berlin kur doli raporti i progresit dhe ajo çka e ndihmoj bajagi vizitën tonë ishte që faktikisht shumica e kritereve janë plotësuar për liberalizim të vizave, raporti për Kosovën është i keq dhe natyrisht që nuk e kemi pritur që do të jetë ndryshe. Por, sa i përket kritereve të liberalizimit të vizave të cilat janë me shkrim, të cilat janë në web faqe të Komisionit Evropian, të cilat ministre ju kisha lut me ua shpërnda të gjithë kolegëve edhe një herë cilat kanë qenë. Sa i përket edhe evoluimi për Kosovën ka qenë pozitiv, sidomos do e lexoj në anglisht kërkesa 2015 ka qenë, e cila pozitivisht vlerësohet në raportin për Kosovën, që është mirë”, deklaroi Deda.
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, i ka thënë ministres Hoxha se ka gënjyer qytetarët kur ka deklaruar se janë përmbushur kriteret për liberalizim dhe reformat në agjendën evropiane.
“Pse s’na keni treguar saktë, pse keni manipuluar me neve si deputetë, sepse ne kemi besuar se sa i përket reformave në agjendën evropiane dhe MSA-së jemi duke ecur mirë. E dyta, luftimi i korrupsionit dhe krimit edhe për këtë keni thënë disa herë se i ka përmbushur Kosova kushtet, keni sjellë në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin duke bërë që ne të falim mbi 8 mijë hektar duke thënë se kemi përmbushur kriterin për luftimin e korrupsionit. Pra, ju rrjedhimisht keni gënjyer publikun, qytetarët se ju keni plotësuar kriteret”, tha ajo.
Ndaj Pacollit, reagoi kolegu i saj, Ilir Deda, duke thënë se ajo po bën manipulim me të madhe për liberalizimin.
“Për viza mos, se ti je duke bërë manipulimin me të madh dhe po me vjen shumë keq, sepse nuk është korrekte ndaj qytetarëve. Në fund ti ke me dal gabim”, theksoi Deda.
Në këtë mbledhje janë miratuar edhe projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për liritë fetare nëse është në përputhje me standardet evropiane, duke ia dërguar për shqyrtim seancës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025