Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2023.

KQZ në njoftimin e bërë për media thotë se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, prandaj, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.


"Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së", thuhet në njoftim.

Sipas raportit të publikuar, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, pasuri gjatë vitit 2023 ka 1,475,329.19 Aty përfshihen toka, objekte, pajisjet.

lvv

Kurse, gjithsej të hyra për vitin 2023, LVV ka pasur 2,098,592.49. (Raportin e plotë për LVV mund ta gjeni duke klikuar KËTU)

lvv1

Raporti për PDK-në thotë se kjo parti në vitin 2023 pasuri 27,053.46.

pdk2

Të pjesa e të hyrave dhe shpenzimeve, bëhet e ditur se PDK në vitin 2023 ka pasur 808,983.00 të hyra vjetore. (Raportin e plotë për PDK-në mund ta gjeni duke klikuar KËTU).

pdk1

Tek subjekti tjetër opozitar, LDK bëhet e ditur se pasuri afatgjate ka 38,427.99

LDK

Të hyra brenda vitit 2023, LDK ka pasur 723,169.92 (Raportin e plotë për LDK-në, mund ta gjeni duke klikuar KËTU)

LDK1

Raporti i KQZ-së për pasqyrën financiare thotë se AAK ka pasuri 37,759.98

AAK

Ndërsa, të hyra në vitin 2023, AAK ka pasur 280,000.00 (Raportin e plotë për AAK-në mund ta gjeni duke klikuar KËTU).

aak1