Menaxhimi i mbeturinave vazhdon të mbetet sfidë për institucionet në Kosovë, ku grumbullimi, transportimi dhe deponimi i tyre bëhet pa ndonjë klasifikim. Ky është konkluzioni kryesor i Raportit të Auditimit të Përformancës “Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”, që sot është diskutuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Subjekt i auditimit kanë qenë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” dhe “Pastërtia”, Komuna e Ferizajt dhe Fushë Kosovës dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë. Të gjitha këto institucione, sipas raportit të auditimit, kanë dështuar të krijojnë kushte për ndarjen dhe trajtimin e mbeturinave.
Deputeti i LVV-së, Enver Haliti ka paraqitur të gjeturat e raportit të auditimit, ku tha se mungesa e monitorimit dhe inspektimeve të rregullta në të gjitha nivelet është tjetër shkaktar i gjendjes së krijuar me mbeturinat komerciale dhe mos klasifikimin e tyre.
Në bazë të raportit, ai tha se grumbullimi, transportimi dhe deponimi i mbeturinave nuk është duke i plotësuar kushtet e parapara për parandalimin e ndotjes së ambientit.
“Si konkluzion i përgjithshëm i këtij raporti është së në Kosovë operojnë një numër i madh i bizneseve të cilat gjenerojnë mbeturina të ndryshme. Grumbullimi, transportimi dhe deponimi i tyre bëhet pa ndonjë klasifikim adekuat. Mungesa e klasifikimit të mbeturinave ndikon direkt në shëndetin e qytetarëve, se ato mund ta kontaminojnë tokën dhe ujin e pijshëm. Mos krijimi i të gjitha parakushteve të duhura të infrastrukturës, infrastrukturës jo adekuate dhe mungesa e hartimit të të gjitha politikave dhe udhëzuesve për menaxhimin e mbeturinave ka rezultuar me mos klasifikimin e duhur të mbeturinave komerciale, që për pasojë ka mos trajtimin e duhur të mbeturinave brenda deponive”, tha Haliti.
Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Linda Çavdarbasha u është përgjigjur të gjitha kritikave të anëtarëve të këtij komisioni lidhur me këtë raport.
Ajo tha se të gjitha të gjeturat e Raportit të Auditmit të Performancës do të trajtohen në kuadër të strategjisë për menaxhimin e integruar të mbeturinave që është miratuar së voni në ministri.
“Është strategjia për menaxhimin e integruar të mbeturinave viti 2021-2030 dhe gjithashtu plani i veprimit 2021-2023. Gjithçka që i përket mbeturinave është e paraparë në këtë strategji dhe është punuar për një kohë të gjatë në këtë strategji. Pjesa tjetër është ligji për mbeturina, është ndryshuar edhe ai, ka pasur plotësim-ndryshim tash vonë”, tha Çavdarbasha.
Sa i përket rekomandimit që të ministria të bëjë monitorimin për mënyrën e përdorimit të qeseve të plastikës, zëvendësministrja tha se kanë krijuar një grup punues që për qëllim ka krijimin e udhëzimeve administrative për reduktimin e qeseve të plastikës. Madje, ajo tha se do të jetë viti 2023 kur do të fillohet me implementimin e të gjitha masave që ndërmerr ky grup punues.
“Me qëllim të menaxhimit të drejtë të mbeturinave, me theks në reduktim të qeseve të plastikës një përdorimesh dhe të përdorimit të materialeve ricikluese nga qeset e plastikës. MMPHI e ka formuar një grup punues ku ky grup punues është i përbërë prej të gjithë akterëve të cilët janë të përfshirë në këtë pjesë, përveç institucioneve ka edhe palë të tjera të interesit dhe qëllimi është që të bëhet reduktimi i qeseve të plastikës deri në fund të vitit 2022. Do të përgatisim gjithë udhëzimet administrative, legjislacionin e nevojshëm”, ka shtuar ajo.
Sa i përket deponive që ministria i menaxhon, Cavdarbasha tha se për deponinë e Mirashit janë duke punuar që të bëhet rehabilitimi i saj.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj e ka quajtur si shqetësues faktin që në Kosovë janë ndërtuar disa impiante për trajtimin adekuat të mbeturinave dhe ende nuk janë funksionale.
“Më shqetësoj fakti kur e kam lexuar këtë material që janë bërë investime mjaftë të mëdha dhe ato investime kanë përfunduar askund. Tash nuk është më rëndësi emri i komunës, por nëse është bërë një investim 3.3 milionë në një komunë dhe është bërë pranimi teknik dhe ende nuk është hapur që dy vite. Mendoj që nuk duhet të ndalemi me kaq, aty ka edhe përgjegjësi ligjore”, tha ai.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ishte paraparë që për Raportin e Auditimit të Performancës “Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”, të raportojë ministri Liburn Aliu, por që u tha se i njëjti nuk gjendet në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri