Raphinha ka zbarkuar në Barcelonë, pozon me logon e klubit

Barcelona ka njoftuar marrëveshjen me Leeds United për transferimin e brazilianit Raphinha, që kap vlerën e 58 milionë eurove, plus shtatë të tjera në formë bonusi.
Anësori, që luan me këmbën e majtë ka mbërriti sot në lokacionet e klubit të Barcelonës. Nënshkrimi i kontratës së tij do të jetë deri në vitin 2027.
Raphinha i përfaqësuar nga ish ylli i njohur i futbollit Deco, e kishte ëndrrën që të veshte fanellën e Barcelonës.
Ai sot është parë mjaftë i lumtur në ambientet e klubit blaugrana, ku nuk mungoi edhe një mesazh për fansat.
“Unë jam Raphinha dhe jam në Barcelonë”, ishin fjalët e tij.
Pastaj klubi postoi një foto ku shihej braziliani duke pozuar me gisht drejt logos së klubit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































