Ranocchia gjithmonë më larg Interit

237:"HULL, ENGLAND - MARCH 11: Andrea Ranocchia of Hull City arrives at the stadium prior to the Premier League match between Hull City and Swansea City at KCOM Stadium on March 11, 2017 in Hull, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images) 12:"Getty Images
Andrea Ranocchia është gjithmonë më larg Interit.
Sipas La Gazetta dello Sport, e ardhmja e lojtarit nuk do të jetë te klubi zikaltër pasi ai dëshiron minuta në fushë, gjë që klubi italian nuk mund t’ia jep.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausiliom është i gatshëm menjëherë të shes në rast se Hull City është i gatshëm ta blejë atë
Ranocchia ishte te Interi për gjashtë sezone, por nuk kishte arritur të tregojë vlerat.
Ndërsa te klubi anglez ka shënuar dy gola në 13 paraqitje dhe është treguar vendimtar në shumë ndeshje. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































