Claudio Ranieri thotë se Interi bëri gabim që në ditët e fundit të tregut të transferimeve u fokusua me gjithë forcat te Luka Modric.

Tekniku italian në anën tjetër ka lavdëruar punën e Gennaro Gattusos te Milani.


“Interi? Më duket mua se ata kanë problemet e njëjta si në sezonin e fundit”, ka thënën fillimisht Ranieri për Gazzetta dello Sport.

Ranieri Zidane (Foto: Getty Images)

“Duhet Spalletti të gjejë një zgjidhje. Pjesa e parë ndaj Torinos ishte e shkëlqyer, pastaj ndryshoi gjithçka”.

“Mos nënshkrimi i Modric? Ai do kishte një ndikim të madh. Nuk i di detajet e marrëveshjes, por kam një përshtypje se fokusimi kaq i madh në një kampion si ai, i ndaloi ata të kërkojnë alternativa”.

“Milani është duke më pëlqyer shumë dhe ashtu edhe grinta dhe organizimi taktik i Gattusos. Vetëm duhet t’i jepni kohë”.

“Milan do të ketë një sezon të madh”, ka thënë për fund Ranieri. /Telegrafi/

telegrafi sport app