Aaron Ramsey e ka shprehur haptas pakënaqësinë në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas.

Juan Cuadrado u përjashtua me karton të kuq në minutën e 18-të të takimit në Allianz Stadium, ndërsa Andrea Pirlo u detyrua të bënte një ndryshim taktik.


Trajneri e largoi nga loja mesfushorin uellsian dhe në vend të tij e inkuadroi mbrojtësin e krahut, Danilo.

ramsy3 (Foto: Screenshot/YouTube/Top News 1)

Mirëpo, Ramsey e shfaqi haptas se ishte i pakënaqur me këtë vendim duke goditur në shishe qe ndodhej menjëherë pranë vijës së fushës - njofton Football Italia.

Përkundër ndryshimit të taktikave dhe përpjekjeve të Juves për t’i ndryshuar gjërat, Fiorentina fitoi me rezultat 3-0. /Telegrafi/

ramsey5 (Foto: Screenshot/YouTube/Top News 1)

telegrafi sport app