Ashtu siç pritej, Aaron Ramsey nuk do të jetë në dispozicion të Juventusit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lokomotiv Moskës.

Mesfushori është duke u rikuperuar nga një problem muskulor, edhe pse trajneri Maurizio Sarri kishte thënë në konferencën për media se ishte vetëm një tërheqje.


Në listën e të lënduarve, uellsiani është i shoqëruar nga Douglas Costa, Mattia De Sciglio, Marko Pjaca, Mattia Perin dhe Giorgio Chiellini.

AaronRamseyjuve 2 Aron Ramsey (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Emre Can dhe Mario Mandzukic nuk mund të luajnë, pasi që nuk janë regjistruar në skuadrën e Bianconerëve për Ligën e Kampionëve.

Skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen ndaj Lokomotiv Moskës:Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon.

Mbrojtës: De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral.

Mesfushorë: Pjanic, Khedira, Matuidi, Rabiot, Bentancur.

Sulmues: Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi. /Telegrafi/

telegrafi sport app