Aaron Ramsey është kthyer në stërvitje me Juventusin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kievit.Football Italia njofton se mesfushori uellsian është kthyer në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo, i cili do ta zhvillojë ndeshjen e parë në garën prestigjioze evropiane.

Pas stërvitjeve të të hënës, skuadra është nisur drejt Ukrainës, ku të martën do të ndeshet me klubin nga Kievi.

juve4 (Foto: Twitter/JuventusFC)

Në ndërkohë, Alex Sandro vazhdon të mungojë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë ndeshje.

Juventusi nuk do ta ketë në skuadër superyllin Cristiano Ronaldo, i cili është infektuar me coronavirus.


Skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen ndaj Dynamo Kievit

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon.

Mbrojtës: Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, Frabotta.

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski.

Sulmues: Morata, Dybala.


/Telegrafi/

telegrafi sport app