Aaron Ramsdale do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit për tu bërë me skuadër të re.

Portieri anglez ka humbur vendin e titullarit pasi Topçinjtë transferuan David Rayan dhe Ramsdale kërkon më shumë minuta.


25-vjeçari synon që të marrë pjesë në Euro 2024 me Anglinë dhe për të qenë pjesë e listës duhet të ketë minuta.

Newcastle United është skuadra që po kërkon transferimin e Ramsdale pasi ka mbetur pa portierin Nick Pope shkaku i lëndimit dhe synon transferimin e anglezit.

Edhe pse Arsenali mund të konsiderojë një marrëveshje huazimi dhe jo një shitje të përhershme, Newcastle do të përfitonte shumë nga të pasurit e një portieri të cilësisë së Ramsdale për pjesën tjetër të sezonit.

Aaron Ramsdale

'Laraskat' e kanë prioritet transferimin e Ramsdales dhe nëse nuk e arrijnë një gjë të tillë atëherë do të tentojnë afrimin e David De Geas. /Telegrafi/

telegrafi sport app