Ramosaj: Qytetarët përveq coronavirusit, po përballen edhe me psikopatët që e udhëheqin shtetin

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook, tha se qytetarët e Kosovës sot kanë përballë vetes dy sfida, atë të coronavirusit dhe psikopatët siç i quajti ai njerëzit që udhëheqin shtetin e Kosovës.
“Në të dyja variantet, çmimin po e paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Sot me 24 mars, një lutje e kam për policinë e Kosovës dhe për qytetarët e Deçanit, për hir të shtetit, mos u ballafaqoni mes vete, respektojeni njëri tjetrin si asnjëherë më parë”, tha Ramosaj.
Postimi i plotë:Qytetarët e Kosovës Sot kanë dy përballje sfiduese para vetes. E para: Corona Virusi Pandemia COVID – 19” dhe e E dyta: Psikopatët që e udhëheqin shtetin tonë. Në të dyja variantet, çmimin po e paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Sot me 24 mars, një lutje e kam për policinë e Kosovës dhe për qytetarët e Deçanit, për hir të shtetit, mos u ballafaqoni mes vete, respektojeni njëri tjetrin si asnjëherë më parë. Njëkohësisht paralajmëroj institucionet e nivelit Qendrore që jam duke i shqyrtuar mundësitë ligjore dhe ato morale e politike që situatën ta trajtoj sipas domosdoshmërisë në të cilën gjendemi në raport me pandeminë COVID -19 dhe me vendimet e institucioneve qendrore dal nga Qeveria e Republikës së Kosovës, apo nga Presidenca e Republikës së Kosovës. A keni Zot!? Silluni instutcionalisht! Sipas përgjegjësive!




















































