Ramos do t'i sfidojë ligjet e Real Madridit për kontratën e re

Sergio Ramos është i gatshëm që të vazhdojë kontratën me Real Madridi edhe për së paku tri vite.
Mbrojtësi spanjoll e di se do të jetë e vështirë për të që të marrë një kontratë mbi dy ose tri vite, por që do të bëjë më të mirën.
Kapiteni është në dijeni se rregullorja e Los Blancos nuk lejon vazhdimin e kontratës së lojtarëve mbi 30 vjeç për më shumë se 12 muaj.
Vazhdim i kontratës për 12 muaj i ishte ofruar edhe mbrojtësit portugez Pepe që refuzoi dhe më pas kaloi te Porto.
Ramos i mbushë 34 vite në fund të muajit mars dhe shpreson që kontributi i tij në klub ta thyejë këtë rregull, mirëpo mund të pajtohet edhe me një vit kontratë që do të mbante atë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2022. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































