LAJMI I FUNDIT:

Ramos: Do të qëndrojmë deri në fund me Zidanen

Ramos: Do të qëndrojmë deri në fund me Zidanen

Sergio Ramos ka thënë se Real Madridi duhet të fitojë patjetër ndaj Galatasarayt në ndeshjen që zhvillohet nesër (22 tetor) në kuadër të Ligës së kampionëve.

Mbrojtësi spanjoll ka bërë të ditur se skuadra qëndron plotësisht pas Zinedine Zidanes dhe e mbështetë në këto momentet të vështira.

“Pas rezultatit të fundit në Ligën e Kampionëve, nesër duhet të fitojmë patjetër”, ka thënë kapiteni i madrilenëve.


“Çfarë mendon dhoma e zhveshjes kur kontestohet Zidane? Të gjithë jemi deri në vdekje me Zidanen, të ndodhë çfarë të ndodhë. Jemi të bashkuar dhe mos të harrojmë se Real Madridi gjithmonë kthehet dhe këtë mund ta bëjmë së bashku, duke punuar të gjithë”.

“Mourinho? Nuk mund t’i ndalim çfarë thonë njerëzit. Mund të them se ekipi është deri në vdekje me Zidanen, ai e njeh shumë mirë Realin”.

“E dimë se rezultatet janë të rëndësishme për çdo trajner, por nëse vazhdoni të flisni gjithmonë për trajnerin, lojtarin, pas një barazimi, humbje, është jo komode për klubin, për trajnerin e as për lojtarët”.

Spekulohet se Zidane është në prag të shkarkimit
Lexo po ashtu Spekulohet se Zidane është në prag të shkarkimit

“Shpresoj që më s’do të flasim për këtë dhe Zizu do të triumfojë me ne ashtu siç kemi bërë”.

Trajneri francez mbeti i zhgënjyer nga paraqitja e fundit të lojtarëve të tij, pasi u mposhtën nga Mallorca 1-0 në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare

"Jam në gjendje ta lë futbollin për familjen" - Egzon Bejtullai tregon si e ndërpreu kontratën me klubin suedez shkaku i nënës

Ligat tjera
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori