Ramos, Hakimi, Donnarumma - PSG brenda muajit kompleton tre super transferimet

Paris Saint-Germain është duke punuar shumë për transferimet e kësaj vere.
Skuadra franceze e kërkon me ngulm lavdinë në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Kampionëve.
Sheikët nga Arabia Saudite po tentojnë që të pushtojnë futbollin me prurjet që po i bëjnë këtë verë, e që disa prej tyre tashmë i kanë kompletuar.
Por, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Sergio Ramos, Achraf Hakimi dhe Gianuligi Donnarumma, do të prezantohen gjatë muajit korrik.
Klubi parisien po e transferon mbrojtësin spanjoll dhe portierin si të lirë, pasi kontrata me Real Madridit, përkatësisht me Milanin, skadoi muajin e kaluar.
Për Hakimi, PSG do të paguajë te Interi mbi 70 milionë euro, e që të tre janë tashmë lojtarë të dëshmuar dhe mund ta ndihmojnë skuadrën në përmbushjen e objektivave. /Telegrafi/





















































